Edhe katër orë nga finalja, stadiumi përgatitet për hyrjen e tifozëve

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.05.2022, 16:51

Kanë mbetur edhe afro katër orë nga starti i ndeshjes finale të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feynordit që do të zhvillohet në Tiranë. Në orën 21:00, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet finalja e madhe me dy skuadrat që duan me çdo kusht suksesin për ta marrë këtë trofe në shtëpi

Stadiumi i Tiranës gati të presë finalen e parë të kompeticionit, Liga e Konferencës, ndërsa prej orës 18:00 do të nisë edhe futja e tifozëve në impiant. Deri në këto momente nuk raportohen trazira dhe tensione mes tifozerive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit