Finalja e Conference League, zbarkon në Tiranë edhe Françesko Totti

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.05.2022, 15:38

Sonte në orën 21:00, në Tiranë do të luhet finalja e Conference League. Është hera e parë që Shqipëria dhe Tirana do të mirëpresin një finale të një kompeticioni të tillë.

Në orën 21:00, në stadiumin “AIR Albania” do të luajë Roma dhe Feynord për të bërë për vete trofeun e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Së fundmi ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe legjenda e klubit të Romës, Françesko Toti.

Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve, siç e ka deklaruar vetë më parë do të ndjekë në stadiumin “AIR Albania” skuadrën e tij të zemrës ndaj Fejnordit.

Fansat e Tottit në Shqipëri janë të shumtë, madje ka edhe nga ata që nuk janë tifozë me Romën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit