Mbappe qëndroi, PSG nxjerr në shitje Neymarin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.05.2022, 08:34

Pasi rinovoi kontratën me Mbappe, PSG është e gatshme t’i thotë lamtumirë Neymarit në këtë merkato vere.

Ylli brazilian është lojtari më i shtrenjtë në botë sot për sot, por brenda fushës ka lënë shumë për të dëshiruar.

Nga një super lojtar te Barcelona, braziliani në Parc de Princes është përballur me dëmtime të vazhdueshme dhe ka munguar në shumë ndeshje vendimtare.

Nisur nga kjo situatë, PSG është e gatshme t’i ndajë rrugët më të, ndërsa thuhet se kërkon afro 120 milionë euro për kartonin e tij.

Me qëndrimin e Kylian Mbappesë në skuadër, PSG po projekton ndërtimin e skuadrës përreth tij, ndërsa edhe Lionel Messi mund të shijojë gjithashtu edhe një sezon tjetër në Ligue 1.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit