Tifozët holandezë nuk ndalen/ Sherr edhe me policinë, plagoset një efektiv

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.05.2022, 22:03

Situata pak orë para finales së Conference League në rrugët e Tiranës duket se po del nga kontrolli. Tifozët holandezë të Feynordit po tregohen agresivë dhe të dhunshëm.

Raportohet se në rrugën “Mustafa Matohiti” e cila njihet ndryshe si “Rrugica e Salës” rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me gurë dhe shkopinj janë përplasur me policinë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një efektiv në radhët e uniformave blu. Mësohet se sherri ka nisur për shkak se policia ka ndaluar marshimin e tyre drejt stadiumit ku aktualisht ndodhen tifozët e Romës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit