“Duhet me e vra këtë qen”, qytetarja denohet për komentin ndaj kreut të Pejës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 18:08

Janë të shpeshta komentet fyese e kërcënuese në rrjetet sociale për politikanët e fytyrat publike.

Një koment i shkruar në vitin 2020 ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me dënim me burg me kusht prej 3 muajsh qytetares V.A.

Ajo nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit nëse brenda afatit 1 vjeçar nuk e përsërit veprën penale.

“Duhet me e vra këtë qen”, ka qenë komenti problematik i qytetares ndaj kryetarit Muhaxheri, për të cilin shteti është vënë në veprim.

Dosja e prokurorisë, siç raporton Kallxo.com, thotë se kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri është ndjerë i frikësuar nga ky koment, duke u ndjere i shqetësuar se në të vërtet do t’i ndodhë diçka e keqe nga e akuzuara.

E akuzuara V. A. e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale, ku ka shtuar se i vjen keq për veprimet e saj dhe është penduar për këto veprime.Aktgjykimi është nxjerrë nga gjyqtari Murat Hulaj, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Dorijan Juniku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit