ASH: Lagjet shqiptare janë të rrezikshme për të jetuar, shkak BDI-ja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 14:57

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një komunikate për media ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm mes dy punonjësve të policisë në Çair, duke thënë se kjo paraqet pasqyrën e qeverisjes së BDI-së. Sipas tyre, krimi i kësaj partie ka prekur majat e pushtetit.

ASH thotë se vendbanimet shqiptare janë bërë të rrezikshme për jetë e kjo ka ndodhur siç thonë, përshkak BDI-së.

“Ata që duhet të punojnë për sigurinë janë bërë rreziku më i madh për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi. BDI i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët”, thonë mes tjerash nga Aleanca për Shqiptarët.

Postimi i plotë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit