Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar për 73 kg drogë në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 12:02

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar 73 kilogramë drogë të llojit heroinë, para të gatshme, telefona dhe vetura, në tri lokacione në rajonin e Ferizajt.

Në lidhje me rastin janë arrestuar 15 persona.

Mësohet nga insajderi se 9 nga ta janë shtetas kosovarë ndërsa 6 të tjerë janë shtetas turk. Po ashtu mosha më e re e te arrestuarve është 20 vjeç. Lidhur me ta, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve S.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., dhe S.Y.,(shtetas të Republikës së Turqisë), të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.Emrat e personave të arrestuar janë: 1. Selman Shabani 20 vjeçar2. Atik Shabani 22 vjeçar 3. Samir Hyseni 24 vjeçar4. Murat Yalmaz 28 vjeçar 5. Valdrin Neziri 30 vjeçar6. Faruk Diri 33 vjeçar

7. Avdulvehap Diri 39 vjeçar8. Sylejman Yuruk 40 vjeçar 9. Halit Irez 41 vjeçar10. Zafer Serkan 44 vjeçar 11. Sefedin Drenjani 44 vjeçar12. Besim Hyseni 49 vjeçar 13. Mufail Shabani 52 vjeçar14. Sahit Shabani 55 vjeçar 15. Afrim Drenjani 56 vjeçarSipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, gjashtëdhjetë e shtatë (67) kilogram narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Republikën e Kosovës, me çka kryen veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge” nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 të KPRK-së .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit