Infermierët që u angazhuan në luftën kundër pandemisë protestojnë nesër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 11:50

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.

Protesta do të fillojë nga ora 09:00 deri në 10:00.

“Ne, infermierët dhe stafi mbështetës të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë paqësore do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me pagat të cilat nuk na janë dhënë për gati tre muaj”, thuhet në dokument.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit