I moshuari nga Mitrovica vdes në një hotel në Ohër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 19:00

Një i moshuar është gjetur i vdekur në një motel në Ohër.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Mitrovica, i cili është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 9 në një dhomë hoteli në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Ina, vdekjen e R.T. e ka konstatuar mjeku i Emergjencës.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit