Gjendet trupi i pajetë i personit që kishte rënë në lumë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 16:51

Një trup është nxjerrë pak minuta më parë nga lumi në fshatin Deiq të Klinës, i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.

Ai ka bërë te ditur se trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.

Gashi ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe trupi i të ndjerit është dërguar për oduksion.

Raportohet se i ndjeri ishte i moshës mbi 60-vjeçare.

Në kërkim të tij, sot kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja, ndërkohë dy peshkatarë kishin njoftuar se e kanë parë një person teksa kërkonte ndihmë por ishte e pamundur ta ndihmonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit