Plas sherri mes tifozëve në ndeshjen e Serisë A, arbirti ndërpreu ndeshjen

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.05.2022, 14:47

Ndeshja e sotme mes Spezias dhe Napolit, e cila përfundoi 0-3 për skuadrën e Luçiano Spaletit solli një skenë të shëmtuar.. Rezultati nuk i hynte në punë asnjë ekipi, por pas avantazhit të Mateo Politanos dhe Zielinskit, ka plasur një dhunë mes dy tifozerive.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 12′, kur sfida ishte 0-1 dhe arbitri Marketi ka ndaluar lojën ku është sinjalizuar nga arbitri i katërt dhe delegati i ndeshjes se në tribuna ka ndodhur sherr mes dy tifozerive.

Delegati ka vendosur që të boshatisë totalisht tribunën deri sa u qetësua situata dhe rinisi ndeshja. Vlen të theksohet se kanali transmetimit në Itali i ka ndaluar që këto pamje të shiheshin nga TV.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit