Policia jep detaje për zjarrin në hotelin në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 14:34

Ministria e Punëve të Brendshme thonë se më 21.05.2022 në ora 17.45 në SPB Shkup, L.B. ka raportuar se në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në rrugën “Samoilova” në Shkup, ka rënë zjarr në kuzhinën e një hoteli.

Zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa shtatë personave, sipas të dhënave të deritanishme, iu është ofruar ndihma në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” apo spitale tjera. Në vendngjarje iu është ofruar ndihma mjekësore disa personave, ndërsa pas udhëzimeve të prokurorisë është kryer këqyrja dhe janë marrë masa për zbardhjen e rastit. thonë nga MPB.

Kujtojmë se dje mbasdite është përhapur zjarr në hotel Bushi Shkup në Çarshinë e Vjetër Zjarrfikësit pas shum mundimeve arritën që ta stabilizojnë situatën duke shuar zjarrin e cila përfshiu një pjesë të recepsionit dhe kuzhinën e hotelit, informuan nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit