E akuzojnë si “interist”, tifozët e Milanit të shqetësuar që ndaj Sasuolos arbitron Doveri

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.05.2022, 19:03

Ndeshjen më vendimtare për Milanin këtë sezon, atë kundër Sasuolos në transfertë të dielën do e arbitrojë Daniele Doveri.

Ky i fundit njihet si një nga arbitrat më të mirë sot për sot në Serinë A, por ajo që shqetëson tifozët e Milanit është “feja” futbollistike e Doverit.

Ai është akuzuar shpesh si "interist".

Në janar të këtij viti, pas finales së Superkupës së Italisë mes Juves dhe Interit, ky arbitër u pikas në aeroport me një valixhe ku spikaste stema e zikaltërve.

Kjo foto ka bërë bujë, ndërsa shqetësimi i ambienteve milaniste është legjitim pasi gara për titull mund të penalizohet nga ky arbitër.

Milanit i mjafton vetëm një pikë ndaj Sasuolos për t'u shpallur automatikisht kampion i Italisë, ndërsa Interi luan ndaj Sampdorias.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit