Milani luan në orën 18:00 ndeshjen ndoshta më vendimtare të këtij sezoni. Kuqezinjtë presin në shtëpi Atalantën, 2 javë nga fundi i kampionatit. Ekipit të Piolit i duhet fitorja dhe më pas do ishte vetëm 1 pikë larg fitimit zyrtarisht të titullit kampion javën e fundit ndaj Sasuolos. Aktualisht janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, me Milanin që ka hedhur në fushë më të mirët.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud
ATALANTA: Musso; Djimsiti, De Roon, Palomino, Hateboer; Freuler, Koopmeiners, Zappacosta; Pessina, Pasalic; Muriel.