Semi publikon foto me Bojken Lakon: Miku më i mirë për jetë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.05.2022, 22:55

Semi Jaupaj dhe ish-partneri i saj Bojken Lako vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin, edhe pse kanë kohë që e kanë ndërprerë lidhjen e tyre.

Këngetarja dhe Lako kanë qenë bashkë në një lidhje për një kohë të gjatë, por më pas ata vendosën t’i ndanin rrugët e tyre.

Ndërkohe që Semi ndodhej në “BB VIP”, nuk hezitoi të rrëfente lidhjen e saj me Bojkenin.

Më tej ajo tha se ndarja mes tyre ishte paqësore, ndërsa për ta dëshmuar raportin e tyre miqësor, këngëtarja publikoi një video në InstaStory, ku shfaqej Lako.

Më konkretisht ajo tha:

“Miku më i mirë për gjithë jetën”, është mbishkrimi në video, ku etiketohet Bojkeni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit