Ky lajm miq është një meme e madhe. Ngjarja në vijim është aq e paimagjinueshme në një shtet normal sa me siguri një qytetar i Bashkimit Europian do shkulte flokët një nga një dhe do bërtiste si i marrë nëpër rrugë. Prej mbi dy orësh qindra makina janë bllokuar në aksin Elbasan-Librazhd si shkak i rrëshqitjes së dherave nga shirat.
Qytetarët që kanë kontaktuar me Joq Albania shprehen se kanë mbi dy orë të bllokuar. Ata thonë se vetëm pas dy orësh shteti u kujtua të sjellë vetëm 1 fadromë, të cilës i mbaroi nafta... Si rrjedhojë qytetarët e shkretë janë ende në pritje të bllokuar në mes të rrugës deri sa dikush të gjejë naftë dhe ta sjellë te fadroma...