Një kompani financiare është ofruar të paguajë 1 mijë e 300 dollarë për atë që do të mund të shikojë 13 filma të frikshëm në tetor. Qëllimi i kësaj nisme ka të bëjë me të kuptuarit nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij. “FinanceBuzz” po kërkon të punësojë dikë që do të jetë në gjendje të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm. Ndërkohë personi do të jetë nën monitorim të vazhdueshëm dhe do t’i maten rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit. “Për nder të sezonit të frikshëm, ne në "FinanceBuzz" kërkojmë të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë shkaktojnë apo jo frikë më të fortë sesa ata me buxhet të ulët. Ju do të na ndihmoni të zbulojmë nëse buxheti i një filmi ndikon apo jo në nivelin e shaktimit të frikës, duke veshur një Fitbit për të monitoruar rrahjet e zemrës suaj teksa shihni këta 13 filma”-ka thënë në një njoftim kompania.
Filmat që do të shikohen midis 9 tetorit dhe 18 tetorit janë: “Saw, Amityville Horror”, “A Quiet Place”, “A Quiet Place Part 2”, “Candyman”, “Insidious”, “The Blair Witch Project”, “Sinister”, “Get Out”, “The Purge”, “Halloween (2018)”, “Paranormal Activity” dhe “Annabelle”.
Burimi: Ladbible |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania