Mjekët e shpallën foshnjën të vdekur dhe e futën në kuti, prindërit e dëgjuan të qante

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2021, 17:31

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me foshnjën që humbi jetën në maternitetin e Tiranës. Kujtojmë se pak ditë më parë një foshnjë humbi jetën në maternitetin e Tiranës, pasi ishte transportuar aty pas lindjes nga qyteti i Pogradecit. Kujtojmë se policia ka vënë në ndjekje penale mjeken që e asistoi në maternitetin e Pogradecit, për mjekim të paligjshëm pas lindjes.

Tashmë raportohet se pas lindjes së parakohshme mjekët në Maternitetin e Pogradecit duke parë që fëmija nuk qante kanë menduar se ka lindur i pajetë. Por në fakt nuk ka rezultuar kështu. Foshnja ka lindur 24-javëshe dhe në kartelë është shkruar si abort.

Pas lindjes fëmija nuk ka qarë dhe stafi e ka vendosur në një kuti duke e konsideruar pa jetë. Ndërkohë, pas pak pak orësh një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë. Menjëherë e kanë nisur në Tiranë, por fëmija nuk ka mundur të jetojë.

Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes me iniciale G. Sh. e cila ka pranuar që ka qenë abort dhe më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit