Covid i “rikthehet” vendit të origjinës, infektime masive me variantin Delta në Kinë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.08.2021, 16:38

Një shpërthim i ri Covid-19 në Kinë është përhapur në shumë vende, duke ngritur shqetësime në mediat lokale mbi cenueshmërinë e vendit ndaj variantit shumë ngjitës Delta. Më shumë se 300 raste janë zbuluar brenda një hapësire prej 10 ditësh. Qeveria ka vendosur kufizime të reja udhëtimi dhe po teston miliona qytetarë. Nuk është e qartë se sa qytetarë janë vaksinuar plotësisht në Kinë, megjithëse autoritetet thonë se më shumë se 1.6 miliardë doza janë administruar deri më tani. Gjithsej 15 provinca dhe bashki tani kanë konfirmuar raste, nga të cilat 12 janë të lidhura me një shpërthim që filloi në Nanjing në provincën lindore Jiangsu të Kinës. Autoritetet i kanë atribuar përhapjen variantit Delta dhe sezonit turistik vendas.

Edhe pse numrat e rasteve janë dukshëm më të ulëta se vendet e tjera, ai konsiderohet shpërthimi më i madh në muajt e fundit në Kinë, një vend që ishte kryesisht i suksesshëm në kontrollin e virusit brenda kufijve të tij vitin e kaluar. Rastet u shfaqën për herë të parë në korrik në aeroportin Nanjing, midis punonjësve që kishin pastruar një aeroplan që mbërriti nga Rusia.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit