Mbrëmjen e djeshme u anullua fluturimi nga Malpensa, Itali në drejtim të Shqipërisë dhe për këtë nuk u dha asnjë informacion dhe alternativë e mundshme. Mes 250 shqiptarëve që prisnin të udhëtonin për në Shqipëri pati momente tensioni me autoritetet e aeroportit të cilët u detyruan të thërrasin policinë. Shqiptarët janë munduar ta zgjidhin problemin me mënyrën e tyre dhe kanë kërcënuar me devijim. Në lidhje me të njëjtin problem, në redaksinë tonë ka shkruar edhe një qytetare, e cila shprehet se më datë 31 korrik ka pritur 24 orë për t’u nisur për shkak se u anullua orari.
Mesazhi i mbërritur:
Burimi: prealpina| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania