Temperaturat ekstreme të motit në vendin tonë, sinoptikania: Ditë të nxehta afrikane na presin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2021, 14:29

Prej disa ditësh tanimë vendi ynë është përfshirë nga temperatura shumë të larta që në disa qytete i kanë kaluar edhe 40 gradë celsius. Sinoptikanët parashikojnë se këto temperatura ekstreme do të vijojnë të jenë prezente edhe në ditët në vazhdim, ndërsa fundjave pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të tyre. Lajda Porja ka treguar se temperaturat do të shënojnë ulje deri në 35 gradë. Ajo shtoi se reshjet e shiut do të jenë prezente në vend, por në zona të izoluara dhe kryesisht ato malore. Sipas sinoptikanes nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij muaji të ketë një valë tjetër të nxehti Afrikan në vend.

Valë e nxehtë në fakt me epiqendër në brigjet e Egjeut. Kjo është vala më e nxehtë tani për verën. Kjo valë e nxehtit po zgjat pak më shumë. Termometri ka shënuar 42 gradë, madje ka pasur rritje të vlerave sot. Pjesa më e madhe e zonave perëndimore shënojnë 40, e në qarkun e Fierit dhe Beratit temperaturat shënojnë 42 gradë. Temperatura të larta janë dhe në Kukës dhe Has. Parashikohet që deri në mesat e javës, do të ketë më pas një rënie të lehtë. Pra nga 42 pritet të shkojnë në 40 gradë.
Që nga ora 10 e paradites, deri në orën 14:00 do të jetë piku. Fatmirësisht në disa zona do të ketë rrebeshe shiu në zona të izoluara. Freskimi i motit do të ndihet në fundjavë kur temperaturat do të zbresin deri në 35 gradë. Nuk përjashtohet mundësia e një tjetër vale në gusht që do përfshijë Shqipërinë. Të nxehtit afrikan këtë verë si epiqendër kanë pasur brigjet e Egjeut.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit