Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 75-vjeçar është mbytur teksa ishte duke u larë në det në lagjen nr.1 të këtij qyteti. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Foto Ilustruese