Deputetja e PDK-së: Jam kërcënuar nga bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2021, 11:35

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka denoncuar sot për kërcënim Prindon Sadriun, bashkëshort i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Deputetja Zejnullahu tha se bashkëshorti i presidentes e ka kërcënuar vetëm pse në seancën e kaluar ajo foli në Kuvend për të hyrat prej mbi 70 mijë euro që familja presidenciale merr nga buxheti i Kosovës dhe për blerjen e shtëpisë në lagjen më luksoze të Prishtinës Marigona Hill.

Ajo tha se në kërcënimin e bashkëshortit të presidentes tentohet të ndalohet fjala e lirë e deputetëve por edhe e mediave që e kanë publikuar pasurinë e presidentes siç i ka cekur në kërcënim Prindon Sadriu Gazetën Express, Gazetën Insjaderi etj.

Zejnullahu kanftuar mediat që ta verifikojnë pasurinë e familjes presidenciale në Agjencinë Kundër Korrupsionit për ta parë a është ashtu siç e ka denoncuar ajo.

Deklarata e plotë e deputetes Floretë Zejnullahu:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar deputet,

Para jush dhe para qytetarëve do të denoncoj kërcënim që kam marrë këto ditë nga Zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmani.

I rrethuar me pushtetin e bashkëshortës dhe partnerit të saj qeverisës Albin Kurti, Prindon Sadriu ka marrë guxim që të kërcënoj deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kërcënimet e tij vijnë pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij jetojnë. Këto fakte duket si i kanë prishur rehatinë, familjes presidenciale.

Prindon Sadriu, ndoshta ka menduar se përmes letrës kërcënuese, unë mund të frikësohem e të heshti. Por nga këtu i bëjë me dije atij dhe bashkëshortës së tij, keni gabuar adresën e personit dhe adresen politike të cilën keni menduar se mund ta kërcënoni e shantazhoni. PDK dhe unë do të vazhdojmë të denoncojmë cdo zhvatje të buxhetit të Kosovës. Gjithashtu nga këtu dua të njoftoj publikisht bashkëshortin e presidentes se do ta padisë në organet e drejtësisë për kërcënimin që ka bërë ndaj meje.

Qytetarë të nderuar,

Para pak ditësh nga ky vend unë fola për pasurinë dhe të hyrat e mëdha që marrin nga buxheti i Kosovës presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu. Fola po ashtu për blerjen e shtëpisë luksoze nga ana e tyre në lagjen më të shtrenjtë private në Prishtinë, “Marigona Hill”.

Kolegët tanë kane folur edhe se si i njejti në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa pasur urdhër ka veshur uniformën e Ushtrisë së Kosovës në nje ceremoni të Ushtrisë së Kosovës me NATO-në. Madje është fakt i pamohueshëm që Prindon Sadiru, burri i Presidentes Vjosa Osmani, është duke luajtur rolin e Ambasadorit të Kosoves në Maqedonin e Veriut.

Në letrën kërcënuese të bashkëshortit të presidentes ndaj meje, ai mundohet të fsheh të vërtetën duke thënë se shtëpia e tyre në Lagjen Marigona nuk është lagje luksoze por vend-punishte, i njejti mundohet të mos e përmend faktin se ai dhe Vjosa Osmani marrin mbi 70 mijë euro vetëm paga gjatë një viti, pra së bashku marrin gjatë një muaji 33 paga minimale të shtetit tonë.

Në letrën kërcënuese që më ka dërguar, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani shkon aq larg sa ka etiketuar edhe media të cilat kanë publikuar fjalimin tim, si Gazetën Express dhe Gazetën Insajderi duke i ka përmendur me emra, pra ky pushtet dhe familjarët e tyre po tentojnë të ndalin fjalën e lirë të deputeti dhe po kërcënojnë edhe të drejtën e mediave për të raportuar të pavarur.

Prandaj nga këtu ftoj gazetarët e në vecanti Gazetën Express dhe Insajderi që i ka etiketuar bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani që t’i verifikojnë pranë Agjencisë Kundër Korrupsion të dhënat që i kam denoncuar dhe të mos ndihen të kërcënuar nga ashkush për të raportuar të vërtetën.

Për fat të keq ky është pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të cilët fituan votat duke kërkuar barazi e drejtësi, ndërsa vet marrin para të majme, jetojnë në lagje luksoze dhe kërcënojnë secilin që u publikon fakte dhe të vërteta për të bëmat e tyre dhe pushtetit të tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit