Prej disa ditësh Turqia po përballet me zjarre të përmasave tragjike pasi deri më tani 8 njerëz kanë humbur jetën. Por një "mrekulli" ka ndodhur së fundmi pasi një kec i vogël ka lindur mes flakëve në një fermë të vogël në Antalia. Sercan Bayat u kthye në fermën e tij disa orë pasi ishte evakuuar për të shpëtuar kecin e tij në rrethin Manavgat. Pasi forcat e xhandarmërisë u kërkuan fshatarëve të evakuoheshin, Bajati rrezikoi jetën e tij për t'i lënë kafshët e tij të lira për t'i çuar në një zonë të hapur.
Burimi:pressreader Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA