Prej disa ditësh, një pjesë e Turqisë është përfshirë nga flakët, e për pasojë disa persona kanë humbur jetën. Gjithashtu janë shkrumbuar mijëra hektarë pyll dhe janë djegur disa biznese.
Së fundmi, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ka vizituar zonat e prekura nga zjarret në Antalia. Mirëpo, në mediat turke shkruhet se ai ka irrituar shumë qytetarë me veprimet e tij. Në një video të publikuar edhe në rrjetet sociale, kreu i shtetit turk shihet teksa hedh një shishe nga autobusi, me të cilin po udhëtonte.
President Erdogan visits Marmaris, ravaged by wildfires, and chooses to throw out boxes of tea to locals as he drives by pic.twitter.com/xU5vsFw4wa
— Mark Lowen (@marklowen) July 31, 2021