Teksa Europa lufton me një numër në rritje të rasteve të Covid, si pasojë e varianti Delta disa vende kanë nisur të ndërmarrin masa të ashpra duke i bërë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Madje disa udhëheqës po konsiderojnë bërjen e vaksinave të detyrueshme për të gjithë. Javën që lamë pas, Franca dhe Greqia njoftuan kërkesa të reja për vaksinat, duke ndjekur kështu gjurmët e Italisë, e cila i bëri vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë në prill. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila po ecën përpara me planin e saj të zhbllokimit pavarësisht paralajmërimeve të forta nga ekspertët, ka thënë më parë se do të urdhërojë doza për stafin mjekësor nga tetori.
Jo të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor janë të kënaqur me këtë veprim. Në Itali, po ndermerren disa sfida gjyqësore të nisura nga ata që nuk duan të vaksinohen. Në Mbretërinë e Bashkuar, një peticion kundër planit për t’i bërë vaksinat të detyrueshme ka tërhequr më shumë se 72,000 firma.