Cilat janë lidhjet e familjes presidenciale amerikane me Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2021, 22:25

Beau Biden që u nderua sot nga Kosova nuk ishte i panjohur as për liderët e Kosovës në vitin 2001. Biden në atë kohë kishte ardhur për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkë me babanë e tij, në atë kohë, senatorin Joe Biden, ishte takuar me ish-presidentin Ibrahim Rugova e liderët partiakë të asaj kohe, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj. Prandaj lidhja e presidentit amerikan Biden me Kosovën tejkalon edhe atë zyrtare.

Nga Sarajeva e dalë nga lufta erdhi në Kosovën që sapo e kishte fituar paqen. Liderin e parë kosovar që e takoi ishte Ibrahim Rugova. Në vizitën e vitit 2001 pas Rugovës Joe Biden takoi edhe liderët Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj.

Për këtë të dy Biden kishte një porosi kur u prezantoi djalin e tij Beau: “Kujdesuni për të sepse ky jeton tani në Prishtinë”, u kishte thënë Biden.

Viti 2009 e riktheu edhe një herë në Kosovë Joe Biden. Këtë herë si zëvendëspresident. Ai solli mesazhe të qarta nga Shtëpia e Bardhë në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Djalin e tij Beau, Biden më 2001 ia kishte lënë amanet Kosovës e kur u kthye më 2016 në Kosovë, Joe Biden gjeti kujtimet më të mira për të.

Kjo pasi Beau nuk e kishte mposhtur një sëmundje të rëndë dhe kishte vdekur. Por edhe në Kosovë u nderua me emrin e rrugës afër objektit për të cilin babai i tij pati thënë se është vetë Amerika.

Këta ishin tre vizitat e tashmë presidentin amerikan Joe Biden në Kosovë i cili është mik i madh i shqiptarëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit