Moment emocionues në Tokyo/ Dy sportistët ndajnë medaljen e artë, më pas përqafohen me njëri-tjetrin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.08.2021, 18:23

Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barsha i Katarit u shpallën të dy fitues të medaljes së artë në kërcim së larti. Pas tre provave, secila në 2.39 metra, dy sportistët përfunduan në barazim dhe për të shpallur fituesin zyrtarët i ofruan një garë tjetër. Ndërkohë ekipi i Katarit ndërhyri dhe propozoi që të shpalleshin të dy fitues. Kjo u pranua nga organizatorët të cilët u shprehën se çdo gjë do të varej nëse dy sportistët ishin në një mendje për këtë gjë. Para se të mbaronte së foluri Barsha, sportisti i Katarit, Tamberi ofroi dorën e tij për të rënë dakord për ndarjen e medaljes dhe u përqafuan me njëri-tjetrin.

Të dy sportistët humbën të tre përpjekjet për rekordin olimpik prej 2.39 metra kërcim së larti. 30-vjeçari Barsha ishte medalisti i argjendtë në Lojërat Rio de Janeiro 2016 dhe ishte gjithashtu në podium në Lojërat e Londrës 2012. Ai fitoi medaljen e artë të kampionatit botëror në shtëpi në Katar në vitin 2019. Gianmarco Tamberi është ish -kampion botëror në ambiente të mbyllura.

Burimi: Daily mail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit