Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Burrel-Klos, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në ferra. Mësohet se në automjetin në fjalë ndodheshin 5 persona të cilët kanë pësuar lëndime. Fatmirësisht të gjithë personat që ndodheshin në të janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.