Një 27-vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve është gjetur e vrarë brenda në makine, në zonën e Shën Petersburgut në Amerikë. E reja, e identifikuar si Joana Peça është ekzekutuar në sy të fëmijëve të saj. Ata ishin të ulur në sediljen e pasme të makinës dhe fatmirësisht nuk janë lënduar.
Policia ende nuk e ka identifikuar autorin e ngjarjes. Ndërkohë, ngjarja është publikuar nga disa media lokale në SHBA.