Ekipi i Kosovës në xhudo ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Xhudistet e Kosovës kanë fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020’, shkruan lajmi.net.Fillimisht ishte Distria Krasniqi që rrëmbeu vendin e parë në kategorinë deri 52kg e më pas edhe Nora Gjakova. Tani Kosova ka tri medalje të arta olimpike në histori, duke llogaritur atë të fituar nga Majlinda Kelmendi në “Rio 2016”.Trajneri i ekipit të xhudos Driton Kuka është shprehur shumë i lumtur me suksesin e lojtareve të tij.Kuka njoftoi se së shpejti do të kthehen në Kosovë së bashku me medaljet olimpike. Postimi i Toni Kukës pa ndëryhyrje:Mirëmëngjes nga TokioTri copa të arta deri tash …Një të shpia e dy kadal kadal po i sjellim në atdheun tonë!Medaljet e Arta Olimpike …