I nxehti ekstrem, të rrezikuarit “detyrohen” të vazhdojnë punën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.07.2021, 16:15

Vapa e madhe që ka përfshirë vendin tonë, do të jetë edhe më e theksuar gjatë katër ditëve të ardhshme. Sinoptikët parashikojnë se deri më 1 gusht edhe rrezet UV do të jenë më të fuqishme, çka ka shtyrë që Ministria e Shëndetësisë të kërkoj ndërhyrjen e Qeverisë për të ngritur alarmin portokalli. Ndër më të ekspozuarit në diell janë punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët nuk e ndërprenë punën edhe në pikun e ditës, kur termometri në Shkup kalonte mbi 40 gradë celsius. Ekipi ynë inspektoi disa kantiere.

“Megjithëse ka kaluar termini kur duhet të pushojnë punëtorët nga vapa e madhe që po mbizotëron këto ditë në kryeqytet, e vetmja freski e tyre në vendin e punës është të pinë ujë nga zorra që vaditin.”

Se duhet të bëhet një riorganizim i orareve të punës për disa veprimtari, prapa kamerave e pranojnë edhe punëdhënësit, por kur shkojnë tek punëtorët u japin urdhra që puna duhet të kryhet sa më shpejtë. Disa prej punëtorëve thonë se janë të detyruar që në këtë vapë të punojnë për 2 euro në orë apo 10 orë në ditë sa për të siguruar një shumë prej 20 eurove.

“Ja kështu po punojmë! Nga 10 orë në ditë. Është mesatarisht e paguar por jo aq sa punohet. Nuk duhej por ky është realiteti që e kemi patjetër, nga Zoti e kemi këtë nxehtë dhe puna duhet të vazhdoj.”

“Vështirë është por e kemi patjetër të punojmë. Pagat i kemi të ulëta dhe patjetër të hamë. Jo as helmetë nuk mbajmë se shumë vapë, edhe pse është për sigurinë tonë por nuk i mbajmë dot se nxehtë i madh.”

Me vendim të Qeverisë nga data 29 korrik deri më 1 gusht disa veprimtari duhet të punojnë me orar të kufizuar, përkatësisht të ndalojnë punimet nga ora 11:00 deri ora 17:00.

Të lirohen nga puna grupet më të ndjeshme , siç janë gratë shtatzëna dhe personat të tjerë mbi 60 vjeç. Nëpër çerdhe të ndërpriten aktivitetet fizike dhe mos të nxirren jashtë fëmijët për 6 orët e mesditës. Qendrat e kujdesit social, njësitë e Kryqit Kuq t’ju rrijë pranë për ndihmë eventuale personave në nevojë. Të pushojnë së punuari disa veprimtari prodhuese që përbëjnë rrezik të shtuar nga proceset teknologjike”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Sipas Entit Hidrometeorologjik gjatë këtyre ditëve një valë përvëluese do të kaploj 6 rajonet e vendit, të cilat do të hynë në fazën portokalli, që nënkupton mbi temperaturat mesatare të sezonit veror. Nga autoritetet sugjerohet që të shmangin qëndrimin në diell, të konsumohen ushqime të lehta por të bëhet kujdes me lëngjet e ftohta. Për të sëmurët kronik sugjerohet konsultime shtesë me mjekët amë.'

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit