Sërish EVITA e preferuara e qeverisë po përfiton nga tenderat e paktë në Fushën e Shëndetësisë, pas periudhës “pushim” të drejtorëve të institucioneve të Shëndetësisë, për t’u angazhuar fuqishëm në Buxhetin që do shpërndahet në Shëndetësi për këtë vit.
Në bashkëpunim me EDNA Farmën e Ilmi dhe Trëndafile Hoxhës, EVITA, dikur në pronësi të Rasim Hamzarajt, dalit të dajës së Petrit Vasilit, e më pas të vajzës së xhaxhait të Klod Allajbeut ka përfituar një tender prej 82 Milion Lekësh si konkurrent i vetëm në garë. Kjo procedurë prokurimi publik e hapur nga QSUT e Enkel Jotit, është shënuar me flamur të kuq për MUNGESË KONKURRENCE me një diferencë prej 200 mijë lekësh të vjetra.
Për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht se si paratë publike i jepen disa klientëve të qeverisë me një të rënë të lapsit. Megjithëse Joti është cilësuar si drejtori shtetëror që e ka kthyer QSUT në listën e tij personale të ndereve me oligarkët e Shëndetësisë dhe çfarëdo të na shohin sytë në faqet zyrtare ku prokurimet bëhen publike.
Evita është fituesja e koncesionit të Hemodializës 8.6 Miliard Lekë, kur në pronësi këtë kompani e kishte Majlinda Fetiu, kushërira e Klodian Allajbeut, gjithashtu fitues i këtij koncesioni me Spitalin Amerikan.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.