JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Kur do luajmë kalçeto”, takimi Andi-Melisa zbulon interesa të veçanta për dyshen
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/12/2020 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emisioni “Përputhen” nisi ditën e sotme me takimin e Andit dhe Melisës i cili ishte i veçantë dhe zbuloi shumë detaje nga dyshja e cila deri më tani kishte treguar gjëra krejtësisht të tjera në takimet e mëparshme. Dyshja kishte vendosur që në këtë takim të ruanin distancën fizike, por kjo nuk i pengoi ata që të diskutonin me njëri tjetrin për tema interesante që zbuluan shumë nga karakteri i tyre.

Pjesë nga takimi mes Andit dhe Melisës:

Melisa: Po ti Andi ça qëllimi ke në jetë?

Andi: Që të krijojë një familje. Një familje tjetër. Të re që është qëllim i jetës. Je tip familjarë ti ?

Melisa: Shumë. jam e lidhur me familjen. Shiko e di që në një të ardhme në familjen time do të jetë e madhe dhe do u dhuroj atyre atë çka fëmija ka më shumë nevojë.

Andi: Po hobi ke?

Melisa: E kam pak të çuditshëm. Hedhjet. Alpinizëm

Andi: Unë, të rri kot. Futbollin

Melisa: Kur do lozim Kalceto? Luaja gati çdo ditë kur isha e vogël.

Melisa: Di të gatuash ti? Se nuk lidhemi bashkë po nuk dite të gatuash?

Andi: Po më propozon tani?

Melisa: Nëse nuk di të gatuaj, s’bën.

Andi: Për inat… nuk di!