JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fjolla Morina e ndau nga gruaja? I dashuri i saj tregon të vërtetën dhe zbulon detaje të reja nga lidhja e tyre
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17/11/2020 21:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej kohësh po qarkullon në faqet e revistave rozë dhe në web-et e showbizit, se Fjolla Morina e ka ndarë të dashurin e saj Fisnik Sylën nga ish bashkëshortja e tij.

Mirëpo ditën e sotme përmes një postimi në Instagram, partneri i Fjolla Morinës, biznesmeni Fisnik Syla ka reaguar duke treguar të gjithë të vërtetën, si dhe ka bërë me dije detaje të reja mbi lidhjen, duke deklaruar se shumë shpejt ai dhe Fjolla do e kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota”, është shprehur ai.

“Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta”, ka thënë më tej biznesmeni.