Super shfaqja e Super Bowl, ku performonuan Jennifer Lopez dhe Shakira tërhoqën tej mase vëmendje. Madje, disa media shkruajnë se ishte shfaqja që tërhoqi më shumë vëmendje edhe se vetë ndeshja.
Megjithatë, të gjithë mund të habiten kur të mësojnë se këngëtaret nuk do të marrin si shpërblim asnjë çek të majmë për performancat e tyre. Teksa të dyja, si Shakira si J.Lo kanë bërë miliona dollarë në turet e tyre, kanë vendosur të heqin dorë nga pagesa në këtë spektakël.
NFL mbulon kostot e prodhimit, të tilla si ndriçimi dhe piroteknika. Marc Ganis, konsulent i firmës Sportscorp tha për Forbes se të dyja këngëtaret kanë vendosur të performojnë falas , madje, kanë marrë përsipër të paguajnë vetë edhe kostot e produksionit, për shkak të ekspozimit të madh që kjo shfaqje u jep këtyre figurave.
Ai shtoi:
***
Burimi: LadBible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania