Apple provokon publikun/ Gati në telefonat tuaj emojit me burra shtatzënë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2022, 23:35

Versioni i ri iOS 15.4 i kompanisë Apple ka rifreskuar listën e emojive me 37 ikona të reja, ku mes tyre përfshihet një burrë shtatzënë. Ky është emoji më kontravers deri më tani që ka ngjallur debate të shumta online.

Disa kritikë të mediave sociale nuk ishin të kënaqur me këto emoji progresive. Fabrika e emojive të Apple shpërtheu internetin pasi prodhoi një grup të ri për iOS 15.4 të ri.

Shtesat e reja më “përçarëse” duket se ishin tre emoji të reja, me orientim gjinor: një burrë shtatzënë, një person shtatzënë me gjini neutrale dhe një tjetër që mbante një kurorë.

Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të krijuesit të emojive për ta bërë diskursin dixhital më gjithëpërfshirës duke shfaqur ikona jobinare, midis emojive të tjera, raporton NYPOST.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit