Ilir Meta i prezanton macen e tij presidenciale Sashën, maces së Joe Biden

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2022, 22:53

Presidenti i SHBA Joe Biden ka vendosur të kopjojë presidentin shqiptar Ilir Meta dhe të marrë edhe ai një mace. Bideb e ka quajtue macen e tij Willow dhe ia ka prezantuar atë botës me një foto të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Në postimin e Biden nuk ka munguar komenti i presidentit Meta i cili e ka prezantuar me macen e tij presidenciale Sashën. “Greetings from Albania”,-shkruan ai.

Macja e Metës është tejet e njohur në media pasi për të ai është shprehur se ka një tualet të veçantë në vilën tek Gjiri i Lalëzit, luks që s’besojmë ta ketë as macja e presidentit të SHBA.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit