Mbi dy milionë € pasuri/ Shkatërrohen dy grupet kriminale shqiptare në Itali

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 21:30

Pasuri mbi 2 milionë euro përfshirë makina, pasuri të paluajtshme dhe para cash, janë sekuestruar sot nga Policia e Venecias në Itali. Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që vepronin në territorin e Venetos dhe merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Hetimi përfshiu 33 persona të cilët operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa fijet e tyre arrinin deri në Lombardi. Gjatë operacionit janë vënë në pranga 18 persona, ndërsa u sekuestuan 25 kg kokainë dhe 11 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Burimi: larena.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit