Qytetari denoncon i alarmuar: Bashkia e Pukës po grumbullon të gjithë qentë për t’i vrarë në mal!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 21:05

Mesa duket asnjë përmirësim nuk ka në lidhje me keqtrajtimin e kafshëve në vendin tonë. Dhe kjo gjë në fakt thellohet dhe merr përmasa edhe më të mëdha kur dhuna dhe keqtrajtimi organizohet nga vetë aparati dhe institucionet shtetërore. Ne si redaksi kemi denoncuar pafund raste ku bashkitë e disa qyteteve në Shqipëri vrasin apo helmojnë qentë.

Së fundmi një qytetar nga Puka denoncon se Bashkia po grumbullon të gjithë qentë dhe po i dërgojnë në mal për t'i vrarë. Është e dhimbshme thjesht ta mendosh një gjë të tillë, e jo më ta veprosh. Mirëpo ky shtet mesa duket s'ka mëshirë jo vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit (një e moshuar nga Fieri ndërroi jetë nga i ftohti ditët e fundit pasi OSHEE i preu energjinë elektrike).

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Jeta esht qef dua te denancoj nje fenomen ne puk po grumbullohet gjith qejt dhe po i dergojn ne mal dhe i vrasin ju lutem beni naj gja me ndalu kyt gja.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit