Epokë e re te Juventusi, Vlahoviç merr numrin e Kristiano Ronaldos

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.01.2022, 20:46

Dushan Vlahoviç ka firmosur mbrëmjen e sotme zyrtarisht për Juventusin, duke hedhur të bardhën mbi zezë dhe duke nisur zyrtarisht aventurën e re me bardhezinjtë. Pas vizitave mjekësore tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi nga ana e klubit me anë të një video. Duke filluar nga ky moment, Vlahoviç do të mbajë të veshur fanellën me numrin 7. Kjo fanellë ishte e lirë që prej largimit të Kristiano Ronaldos verën e kaluar dhe “zonja” duket se e ka gjetur lojtarin që mund t’ia besojë duke nisur kështu epokën e re.

Kjo marrëveshje që mendohej se do t’i kushtonte Juventusit 70 milionë euro, por duke përfshirë taksat dhe bonuset, ajo i kalon 90 milionë eurot dhe me rrogën e lojtarit të përfshirë, shuma fillon e bëhet e frikshme për një klub i cili në vitet e fundit ka regjistruar bilance të tmerrshme financiare dhe raportohet se është i mbytur në borxhe. 22-vjeçari do të bashkohet menjëherë me skuadrën e Juventusit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Alegri.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit