Zyrtarizohet “kukulla” e Vangjush Dakos/ Emirjana Sako do kandidojë për kryetare në Bashkinë Durrës në zgjedhjet e marsit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 19:34

Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë, ku fokusi ishin zgjedhjet e pjesshme vendore që do mbahen në 6 bashkitë e vendit më datë 6 mars. Në kryesi janë diskutuar edhe për emrat e kandidatëve për kryebashkiakë. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë u vendos që në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale do të kandidojnë:

1. Shkodër – Majlinda Angoni (Prefektja aktuale).

2. Durrës – Emirjana Sako (Kryetarja aktuale në detyrë).

3. Vorë – Blerim Sheraj (Psikolog).

4. Rrogozhinë – Edison Memolla (Kryetari aktual i komanduar).

5. Lushnje – Eriselda Sefa (Kryetare e komanduar) (Diskutohet emri i Krenar Haxhiu drejtor OSSHE Lushnje).

6. Dibër – Rrahim Spahiu (Nga sistemi bankar).

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit