Skënderbeu-Teuta/ Qytetari kap detajin nga ekrani: Kanë ndërtuar “bunkerë” në kodrën përballë stadiumit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 20:01

Ditën e djeshme u luajt ndeshja Skënderbeu-Teuta, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi ishte planifikuar që të luhej në orën 13:45, por nisi 40 minuta me vonesë për shkak se në stadiumin e Skënderbeut mungonte uji i ngrohtë pasi tubat kishin ngrirë.

Ndërkohë teksa ndiqte ndeshjen, një tifoz ka vënë re se në kodrën përballë stadiumit janë ngritur disa ndërtesa. Se për çfarë janë dhe kush i ka, nuk dihet, por qytetari bën krahasimin se në vitin 2020 kodra ishte bosh dhe janë prerë disa pemë, ndërsa tashmë që jemi në janar 2022 në të kanë "mbirë" ndërtesat. "Prsh JOQ! Duke pare ndeshjen Skenderbeu vs Teuta dje, me beri pershtypje ne ekran kjo pjesa perball stadjumit se per me shume se nje vit kodra eshte zhdukur dhe qenkan ndertuar disa bunker "- shkruan qytetari.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit