Tmerrohet e reja në Tiranë/ Maniaku i afrohet ngjitur dhe prek organin, askush nuk ndërhyn

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.01.2022, 18:29

Kemi publikuar shpesh raste ku persona të ndryshëm kthehen në shqetësim për qytetarët në rrugë, vende publike apo në urbanët e transportit publik. E tillë është edhe një video e mbërritur në redaksinë tonë ku një i ri në një nga autobusët e Tiranës së Re i afrohet një vajze të ulur në stol dhe fillon të prekë organin gjenital ngjitur me të. Vajza vihet në siklet, por nuk reagon. Po ashtu askush nuk ndërhyn të bëjë diçka.

Mesazhi i qytetarit:

Sot u ndesha me nje pamje shum te shemtuar ne urbanin e TR se Re. Djali ne fjal i ngjitej vajzave dhe sic duket bente veprime te pahijshme. Per far te keq asnje nuk reagoi pervec meje qe i fola dhe i drejtova kamerën. Te tj vtm shikonin, fatorino ishte nga fundi urbanit dhe nuk pa gje.Nuk i fliste asnjë. Duket nga pamjet se cfar po ben.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit