Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë, harta e qyteteve që do të godasë vala e motit të keq me shi dhe dëborë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 18:10

Shiu dhe dëbora nuk i “ndahen” Shqipërisë. Pas të ftohtit “polar” që bëri që temperaturat të shkojnë nën zero i gjithë territori do të përfshihet nga moti i keq.

Pjesa e parë e ditës ishte nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por, në pjesën e dytë të ditës vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë nga veriu për të zbritur më pas gradualisht në jug.

Përsa i përket reshjeve, ato do të jenë me intensitet jo të lartë, por që në pjesën e veriut, verilindjes dhe juglindjes do ia lënë vendin dëborës.

Reshjet e shiut do të rikthehen në 31 janar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit