“Kreu i IMT më tha do marrësh leshtë”/ Letra e dhimbshme e nëna Lizës, pasi Bashkia i shembi shtëpinë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 16:29

Nënë Liza, banorja e 5 Majit e cila ka fjetur për disa ditë jashtë në të ftohtë për shkak se Bashkia e Tiranës urdhëroi shembjen e banesës së saj, ka qenë sot në Komisionin e ligjeve. Nga Komisioni në fjalë, ajo ka lexuar një letër të dhimbshme ku tregon sesi policia e ka nxjerrë nga shtëpia.

Letra e nëna Lizës:

Nëna Lizë po ju them puna e mbarrë, jam 78 vjeçe truallin e kam blerë në vitin 95 dhe kemi ndërtuar dhe kemi paguar gjitha taksat, jemi në proces legalizimi që në 2006. Ka 16 vite që na latë rrugëve, në datën 13 na dhanë urdhër që të lironim shtëpitë, një ditë më pas ne dërguam shkresë për anulimin e urdhrit, i jam drejtuar me shkresë drejtorit të policsë Gledis Nanos i kemi kërkuar pezullimin e prishjes. Më 19 janar në 5 mëngjesit më ka nxjerrë policia me dhunë dhe ka tërheq zvarrë, më keni nxjerr jashtë rrobat ilaçet dhe gjitha, Mariglen Qato më tha ke për të marrë lesht, pse u bë gjithë ajo luftë. Përse u prish gjysma e shtëpisë unë aty po jetoj dhe do të jetojë deri sa të marrë shtëpi të re. A pranoni ju një kontratë të tillë?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit