Pa të dashurën me shokun e tij/ Si nisi sherri me thika mes shokëve në Berat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 15:30

Ditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Berat, ku si pasojë e një sherri me thika përfunduan në spital dy persona. Sherri mes dy shokëve nisi për një vajzë, e cila ishte e lidhur me njërin prej tyre. Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Syri, sherrin e ka nisur 45-vjeçari Artur Gjata, pasi është xhelozuar kur ka parë shokun e tij Evis Kananin me të dashurën e vet. Por, sherri ka dëgjeneruar në përleshje me thika dhe për pasojë të dy kanë përfunduar në spital. Ndër të tjera, raportohet se 37-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A. Gj., 45 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit