Të papunët në Indi djegin trena në shenjë proteste për një konkurs rekrutimi “të manipuluar”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 15:12

Një tren u dogj dhe një tjetër u qëllua me gurë në Indi nga të papunët, për shkak të një konkursi rekrutimi "të manipuluar" të shpallur nga Shoqata e Hekurudhave.

Shoqata Hekurudhore e Indisë është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë.

Demonstratat me djegien e vagonave bosh të trenave po zhvillohen kryesisht në shtetin lindor të Biharit, i cili ka një nga normat më të larta të papunësisë në Indi.

Ajo që i “tërboi” të papunët ishte se në listën e fituesve ishin emrat e njëjtë të personave që kanë qenë më parë në punë, por në punë të ndryshme.

Burimi: www.newsbomb.gr Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit