Pjesë e grupit të Avdylajve, arrestohet Saimir Gjepali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2022, 14:00

Sapo është bërë me dije se Saimir Gjepali 48 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit. Vlen të theksohet se Gjepali është një emër i njohur për policinë, për shkak të “përfshirjes” së tij në botën e krimit në zonën e Shijakut dhe Durrësit. Ai dyshohet se ka qenë edhe pjesë i bandës së grupit të Avdylajve si dhe ka qenë objekt i OFL-së.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit