Qytetari me temperaturë 40 telefonon urgjencën për ndihmë, mjekja: Bëj njëherë dush

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2022, 13:53

Një denoncim skandaloz që pasqyron “Shëndetësinë e Rilindur” të qeverisë, ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme.

Teksa ndjenja e humanizmit dhe dhembshurisë ka vdekur tek këta mjekë të sistemit shëndetësor dhe ky është fakt i padiskutueshëm… kryerja e detyrës së shërbimit ndaj popullit prej kohësh është kthyer në një biznes fitimprurës ku shpëton vetëm nëse zbraz xhepat.

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar situatën e pazakontë në të cilën e ka vënë dje një mjeke e Urgjencës. Me temperaturë 40, qytetari ka telefonuar ambulancën për ndihmë, teksa në anën tjetër të telefonit i është përgjigjur një mjeke e cila i ka thënë se situata zgjidhet me një dush të ftohtë.

Ai e ka kaluar natën me ethe dhe gjatë ditës së sotme temperatura vazhdon t’i qëndrojë e lartë. Duket se këshilla e mjekes nuk e ka ndihmuar qytetarin e sëmurë, i cili nuk ka marrë ndihmën bazë mjekësore për të cilën paguan taksa dhe i siguron rrogën mujore mjekes neglizhente dhe kolegeve të saj.

Denoncimi:

”Pershendetje. Jam nje qytetar nga Tirana, akoma me temperature te larte qe nga dita e djeshme. Kam ngecur ne shtrat me ethe, temp, kolle, dhe keputje trupi. Telefonova në mbremje urgjencen per te me ardhur ne ndihme e per te me derguar nje ambulance pasi temperatura me shkoi 40 dhe nuk cohesha dot as nga krevati. Ne telefon mu pergjigj nje mjeke qe me keshilloi te bej nje dush njehere. Sigurisht e ndoqa keshillen e profesionistes, po temperatura nuk me eshte ulur. U detyrova te telefonoja familjaret e mi qe jetojne ne nje tjeter qytet te cilet te shqetesuar erdhen te me sillnin ilace per te me ndihmuar… A ka me humanizem ne kete vend? Pasi detyrimet profesionale duket qartazi qe shiten me para. Faleminderit”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit